Ministri Lutfi Zharku takoi ambasadorin hungarez z. Laszlo Markusz
Prishtinë, 15 dhjetor 2015
Ministri z. Lutfi Zharku priti ambasadorin hungarez z. Laszlo Markusz. Gjatë takimit Ambasadori Markusz foli per vizitën më 9 dhjetor të zv. kryeministrit Thaçi në Budapest të Hungarisë, ku edhe u nënshkruan marrëveshje për transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.
Ai tha se vizita e tij ka për qëllim mbështjetjen e procedurave për të ecur këto marrëveshje si duhet dhe ofroi përkrahje të plotë nga ana e ambasadës hungareze në Kosovë.
Ministri Zharku e njoftoi për pikat dhe dispozitat që duhet përfshirë në këto marrëveshje për tu finalizuar si duhet dhe e ftoi Ambasadorin për bashkëpunime të mëtutjeshme për të mirën e dy vendeve.