Ministri Lutfi Zharku takohet me Komandantin e KFOR-it
PRISHTINË, Kosovë. 10 Maj
Komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), Gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, pranoi sot Ministrin kosovar të Infrastrukturës, z. Lufti Zharku, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it.
Gjatë takimit, gjenerali Miglietta dhe ministri Zharku ndanë vlerësimet e tyre përkatëse për situatën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës në Kosovë.
Ata nxorën në pah rëndësinë e infrastrukturës në Kosovë, si një element i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Ata gjithashtu theksuan se një strukturë e plotë operacionale është qenësore për zbatimin e mandatit të KFOR-it.
Ministri Zharku i shprehu gjeneralit Miglietta mirënjohjen e tij për rolin e paanshëm të KFOR-it në shërbim të stabilitetit në Kosovë.
Njëkohësisht ishte një mundësi për të diskutuar për projektet dhe aktivitetet e përbashkëta që janë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.
Gjenerali Miglietta mban takime të rregullta me përfaqësues të institucioneve në Kosovë, si pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të KFOR-it ndaj situatës së përgjithshme në rajon.