MINISTRI LUTFI ZHARKU PRITI AMBSADOREN E TURQISË NË KOSOVË, KIVILCIM KILIÇ

Prishtinë, 09 shtator 2015



Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti për vizitë ambasadoren e Republikës së Turqisë në vendin tonë, zonjën Kivilcim Kiliç me të cilën bisedoi për çështjet që i lidhin të dy vendet, në veçanti për ato që u përkasin fushave që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.


Ministri Zharku, duke folur për bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve dhe mbështetjen e Turqisë për zhvillimin ekonomik të Kosovës , veçoi angazhimin e kompanisë “Limak”, që e menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pastaj konsorciumin amerikano-turk “Bechtel & Enka”, që është angazhuar në realizimin e dy projekteve më madhore të infrastrukturës madhore në vendin tonë, autostradës “Ibrahim Rugova” dhe asaj Prishtinë-Hani i Elezit etj.


Ambasadorja Kiliç nga ana tjetër e vlerësoi bashkëpunimin e dy vendeve, dhe shprehur gatishmërinë e shtetit turk që ta ndihmojë edhe mëtutje shtetin e Kosovës në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera.


 

Foto Galeria

Video Galeria