Ministri Lutfi Zharku priti ambasadorin e Rebublikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadorin e Rebublikës së Maqedonisë në vendin tonë, Ilija Strashevski. 

Gjatë takimit ambasadori Strashevski e falënderoi ministrin Zharku për gadishmërinë që t’i diskutojnë çështjet me rëndësi dhe në interes të të dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë .

- Zotëri  Ministër,  ne në të kaluarën, por edhe tash kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Infrastrukturës në fushën e infrastrukturës dhe atë të transportit. Autostrada Prishtinë-Shkup është e një rëndësie të veçantë edhe për ne dhe mbetet që edhe ne si shtet së shpejti të marrim një vendim që nga ana jonë të përfundohet  pjesa e mbetur prej 17 kilometrash. Ne nga ana jonë kemi shqyrtuar këtë çështje dhe kemi marrë qëndrim që ky projekt të realizohet me partneritet publiko-privat. Ne po ashtu jemi të interesuar që edhe në fushën e transportit, në bashkëpunim me ju, të vazhdohen marreveshjet të cilat kanë mbetur në gjysmë, në mënyrës që të arrihet një marrëveshje e kompletuar, që do të jetë në interes të të dy shteteve tona, - tha ambasadori Ilija Strashevski.

Ministri Lutfi Zharku e falënderoi ambasadorin e Maqedonisë për vizitën dhe për interesin e shprehur për vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në lëmin e transportit dhe në lëmenjtë e tjerë.

- Sa i përket çështjes së autostradës, që duhet të përfundohet nga ana maqedonase, pala kosovare mirëpret vullnetin tuaj për ta vazhduar këtë rrugë, meqenëse ajo është edhe në interesin tuaj, ndërsa sa i perket çështjes së transportit të mallrave, ne do ta çojmë këtë çështje deri në fund dhe do ta arrijmë një marrëveshje të duhur për të dyja vendet, - tha ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në takimin me mysafirin e tij, ambasadorin e Rebublikës së Maqedonisë në vendin tonë, Ilija Strashevski.

Foto Galeria

Video Galeria