Ministri Lutfi Zharku priti Ambasadoren e Turqisë Songul Ozan

28 janar 2015

 

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, znj.Songul Ozan.

Ambasadorja Ozan e uroi Ministrin për postin e ri dhe shumë suksese gjatë punës ne Ministrisë së Infrastrukturës. “Ne jemi në dispozicionin tuaj që tju  njoftojmë edhe me investitorë tjerë të infrastrukturës nga shteti jonë, ju e dini se Turqia është shumë aktive në shumë fusha të biznesit në Kosovë  dhe besoj që do të ishte model shumë i mirë për shtetin tuaj modeli se si është zhvilluar Turqia vitet e fundit”, tha ambasadorja Songul.

 Ministri Zharku e informoi ambasadoren  Ozan për zhvillimin e fushave, që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, në veçanti për zhvillimin e infrastrukturës rrugore për projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit si dhe për planet qe kjo Ministri ka prioritet  te realizohen si në Infrastrukturën Rrugore po ashtu edhe në atë të Hekurudhave.Ministri Zharku tha se ne jemi të interesuar të kemi bashkëpunime me gjithë investitorët të cilët janë serioz të investojnë dhe bashkëpunojnë në këto fusha.

Foto Galeria

Video Galeria