Ministri Lutfi Zharku nënshkroi marrëveshje me komunën e Gjilanit për investime në infrastrukturë
Sipas kësaj marrëveshjeje, Ministria e Infrastrukturës do të financojë në Gjilan projektet infrastrukturore në zonën urbane dhe rurale me shumën prej 3.7 milionë euro.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka shprehur zotimin se dikasteri i tij do të ketë kujdes të veçantë për Gjilanin në investimet në infrastrukturë edhe në të ardhmen, meqë në të kaluarën ka qenë qytet i anashkaluar në investime.
Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar ministrin Zharku për mbështetjen, ndërkaq ka shtuar se gradualisht po përmbushet zotimi për heqjen e lloçit dhe të vadave.