MINISTRI LUTFI ZHARKU DHE KRYETARI I RAHOVECIT IDRIZ VEHAPI, NËNSHKRUAN MEMORANDUM MIRËKUPTIMI
Prishtinë,
25 prill 2017
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin disa projekteve infrastrukturore në fshatrat e kësaj komune:
1. Asfaltimi i rrugës qarkore në Rahovec në rrugën regjionale, në vlerë prej 200,000 .
2. Riparimi i rrugës fshatit. Zatriq lidhja me rrugën regjionale Rahovec - Malishevë, në vlerë prej 50,000 .
3. Riparimi (asfaltimi), i rrugës që lidh dy fshatrat Fortesë Sapniq në Rahovec, në vlerë prej 50,000 .
4. Rekonstruimi i rrugës Rahovec Drenovc - Sorosh, në vlerë prej 100,000 .
5. Rrethrrotullimet te rrasat dhe Rija në Rahovec, në vlerë prej 150,000 .
6. Shtruarja e rrugëve lokale me kubëza në fshatin Retinë KK Rahovec, në vlerë prej 10,000 .
Duke u bazuar në këtë memorandum Ministria e Infratsrukturës do të financojë këto projekte në vlerë prej 460 mijë euro.
Ndërsa, Komuna e Rahovecit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
Po ashtu, komuna e Rahovecit është e obliguar të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës për rrjedhat e realizimit të këtyre projekteve.