Ministri Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në komunën e Podujevës

Prishtinë, 13 prill 2016


Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës në vend, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nënshkruan në Prishtinë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Podujevës, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.

Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugëve në fshatrat Doberdoll, Majac, Merdar, Kushevicë, Batllavë-Dyz dhe Herticë-Surdullë, pastaj, asfaltimin e rrugës Ballaban-Orllan dhe asfaltimin e rrugëve në qytetin e Podujevës.

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 2 milionë e 300 mijë eurosh dhe në tërësi është investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria.

 

Shkarko Memorandumin e Mirëkuptimit 

Foto Galeria

Video Galeria