Ministri Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në komunën e Istogut

Prishtinë, 16 mars 2016


Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vendit, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, nënshkruan sot Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Istogut, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.

Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugës Kosh – Osojan, asfaltimin e rrugës Shushicë e Ulët – Zhakovë – Rakosh, asfaltimin e rrugës Trubohoc – Prekallë dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Drejë e Dubravë. 

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 1 milion e 200 mijë eurosh dhe në tërësi janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria.

 

Foto Galeria

Video Galeria