Ministri Limaj vizitoi punimet ne Autostradë dhe vëzhgoi vendosjen e trajve në urën e tretë

 

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe përfaqësuesi i kompanisë ndërtuese të Autostradës Vërmicë-Merdar, Darren Mort vëzhguan nga afër vendosjen e trajve të urës së tretë në segmentin Vërmicë-Suharekë.

 

Ministri Limaj pas këtij vëzhgimi tha:” Ne sot vëzhguam nga afër fillimin e vendosjës së trajve në urën më të gjatë, në autostradën e Republikës së Kosovës e cila është mbi 500 metra. Vendosja e tyre sipas përfaqësuesëve të kompanisë do të hyj në funksion brenda 5 javëve të ardhshme duke vazhduar me zhvillimin e mëtutjeshme të punimeve”.

 

“Unë jam i kënaqur me këtë që po e shohim, se si janë duke vazhduar këto punime pasi që këtu po ndodhin mrekulli inxhinierike. Me këtë rast  falenderoj drejtuesit dhe punëtorët e konzorciumit “ Bechtel & Enka”, për punën e tyre”  vlerësoi ministri Limaj.

 

Ministri Limaj gjithashtu theksoi :”Ju po e shihni edhe vet se jo vetëm se jemi në kohën e parparë  të realizmit te ndërtimit të këtij segmenti të autostradës, por punimet janë duke u zhvilluar me një tempo jashtëzakonisht të shpejtë duke mos u ndërprerë punimet edhe gjatë stinës së dimrit pasi që edhe kushtet atmosferike kanë qenë të përshtatshme për të punuar”.

Vazhdojmë për të qëndruar pas asaj se në tetorin e vitit të ardhshëm ky segment do të jetë i gatshëm për qarkullimin e automjeteve tha në fund të fjalës të tij Limaj.

 

Ura e tretë është mbi 800 metra e gjatë, 60 metra e lartë, dhe përfundimi i saj pritet që të kryhet brenda dy muajve.

Foto Galeria

Video Galeria