Ministri Limaj vizitoi punimet në autostardë dhe u njoh me prëgatitjen e punimeve për stinën e dimrit

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj vizitoi punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e Autostradës, Vërmicë-Merdar.
Gjatë këtij inspektimi të punimeve, ministri Limaj u njoh për së afërmi me planin e Kompanisë “Bechtel & Enka”, rreth vazhdimit të këtyre punimeve gjatë stinës së dimrit.

Pas vëzhgimit të të gjitha punimeve të cilat janë duke u bërë, ministri Limaj në një paraqitje për media tha: “Ne sot kemi dalë të inespektojmë zhvillimin e këtyre punimeve dhe parapërgatitjet që është duke I bërë konsorciumi për punët që do të zhvillohen gjatë stinës së dimrit. Kjo tregon se konsorciumi do të vazhdojë puniemt sipas intenzitetit që do t’ju përshtatet kushteve. E rëndësishme është që punët nuk do të ndalen edhe gjatë stinës së dimrit, të kryhen punëe e nevojshme që pastaj të vazhdohet në pranëverë”.
 
“ Ndërsa, sa i përket zhvillimit të punimeve në këtë projekt ne jemi shumë të kënaqur. Nuk kam asnjë dyshim se nëse vazhdohet të punohet me këtë intenzitet, sipas kësaj dinamike të punimeve do të arrihet që punimet të përfundojnë sipas parashikimeve konkretisht këto tri seksione në vjeshtën e viti të ardhshëm të jenë të shfrytëzueshme për qarkulim të qytetarëve të vendit tonë. Lirisht mund të them se ne si qeveri jemi të kënaqur me zhvillimin e punëve të cilat janë bërë deri më tani”.

Ndërsa, menaxheri i këtij projekti Darren Mort, e njohu ministrin Limaj me punët të cilat janë realizuar që nga fillimet e punimeve për shatë muaj, deri më tani si dhe me planet e kësaj kompanie që punimet në këtë projekt të vazhdojnë edhe gjatë stinës së dimrit.

Gjatë zhvilliomit të këtyre punimeve, në këtë proejkt janë hequr 4 milionë kub dhe si dhe janë dhe 1.8 milionë  metër kub, beton është hedhur deri më tani. Është duke punuar në gjashtë urat që ka seksioni I parë dhe I dytë, ndërsa deri më tani ura e pestë ka arritur që të përfundohet. Deri më tani janë prodhuar 170 trarë për urat, dhe rreth 4000 metër kub beton për urat. Shiç shihet deri më tani janë 20 mbikalime dhe nën kalime në të cilat tani kompania ndërtuese është e fokusuar tek ato.
Gjatë stinës së dimrit ne nuk do të ndërpresim punimet vetëm mund  ngadalsojmë, deri më tani në këto punime janë të angazhduar 1500 punëtorë, ndërsa pritet që në pranëverë të rritet numri I punëtorëve.
Fokusi është që të punohet në të gjitha urat, në mënyrë që gjatë pranëverës të hapet e gjithë traseja.  Sa u përket gërmimeve nuk do të punohet shumë në këtë, sepse do të ruhet materiali për në pranverë. Në këtë periudhë gjithashtu duhet fokusuar tek kanalizimet e rrjedhjës së ujit, në mënyrë që në pranverë të jetë gati vetëm për tu hedhur asfalti.
Parashihet që nga marsi I vitit të ardhëm të fillohet me rritjene e numrit të punëtorëve duke e shtuar këtë numër deri në 3000, e që parashijkohet të shkojë mbi këtë shifër. Nëse planet shkojnë sipas dinamikës së paraparë, do të arrihet që këto tri segmente të jenë të përfunduara në tetorin e vitit të ardhshëm.

Presidenti i kompanisë u shpreh, Majk Adams:” Jemi të kënaqur me zhvillimin e punimeve të realizuara deri më tani por edhe me bashkëpunimin e mirë që kemi me Qeverinë e Kosovës. Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë për të vazhduar më përpara. Kemi punuar së bashku me kompanitë vendore, dhe ju duhet ta dini se mbi 60 për qind të punëtorëve janë vendorë. Jemi shumë të knaqur me punët e kompanive vendore dhe punëtorëve local, si dhe me mënyrën se si ata janë trajnuar.
Mund të them se që nga fillimi i këtij projekti i gjithë procesi ka qenë i hapur, i drejtë dhe transparent.

Foto Galeria

Video Galeria