Ministri Limaj udhëton për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekominikacionit i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj ka udhëtuar, për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri Limaj, prej të hënës do të zhvillojë takime me përfaqësues të Bankës Botërore, ku temë diskutimi do të jetë ndihma e këtij institucioni për autostradën Morinë-Merdar.
Gjatë kësaj vizite në SHBA, ministri Limaj do të ketë takime edhe me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe me zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare dhe ekonomike me seli Uashington.