Ministri Limaj u takua me ministrin turk Çaglayan dhe delegacionin e tij

 

 

 

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj, priti ministrin e Tregtisë së Jashtme të Turqisë Zafer Çaglayan dhe delegacionin të cilin e shoqëronte.

Në këtë takim, është biseduar për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë, në sektorët të cilët i përkasin MTPT-së.

Mistri Limaj, pas takimit me ministrin e Tregtisë së Jashtme të Turqisë,  Çaglayan, në një konferencë me gazetarë, theksoi:' Falenderoj ministrin dhe delegacionin e tij për vizitën në vendin tonë. Është kënaqësi, të kesh mysafirë miqtë, të cilët na kanë ndihmuar në momentet më të vështira dhe të cilët ende vazhdojnë të na ndihmojnë dhe përkrahin. Një falendrim i veçantë, është për kontributin që dha Turqia në Konferencën e vendeve islamike, duke bërë lobim për njohjen e shtetit tonë nga vendet islamike të cilat ende nuk e kanë njohur, Republikën e Kosovës'.

' Gjatë këtij takimi ne biseduam për mënyrën e gjetjës së një bashkëpunimi të ndërsjellë ndërmjet këtyre dy vendeve mike. Temë bisedimi ishte ajo rreth angazhimeve konkrete e investitorëve turq në Kosovë, duke filluar nga fusha e telekomunikacionit, infrastruktura rrugore dhe fushat tjera në të cilat do të kemi mundësi të bashkëpunojmë' pohoi ministri Limaj.

Kreu u MTPT-së, gjithashtu theksoi se gatishmërinë e shtetit turk për ta ndihmuar vendin tonë, ne do ta shfrytëzojmë maksimalisht në interes të dy vendeve tona..

Ndërsa, ministri turk për Tregti të Jashte Çaglayan, pas këtij takimi theksoi:' Mardhëniet në mes të dy vendeve tona janë duke u zhvilluar dita ditës. Një Kosovë e fuqishme në Ballkan, është kërkesë prioritare e Turqisë. Lidhja tregtare e cila është duke u zhvilluar me vite të tëra, nuk është në nivelin e duhur, synim i yni është që për një përiudhë shumë të shkurtër, vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve të rritet në 1 miliardë dollarë'.

' Disa kompani turke tashmë kanë kanë filluar të veprojnë në Kosovë. Një numër i madh i investitorëve turq kanë kërkesë që të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës. Kompanitë e ndërtimore anë vullnet që të marrin pjesë në ndërtimin e infrastrukturës qoftë aeroporteve, autostradave duke i treguar eksperiencat e tyre që janë në nivel botëror' vlerësoi ministri turk.

Foto Galeria

Video Galeria