Ministri Limaj sot përuroi 7 vagonat, të cilët hekurudhave të Kosovës ia dhuruan Hekurudhat e Austrisë

Ministri i Tansportit dhe Postë-Telekomunikacionit sot solemnisht përuroi pranimin e 7 vagonëve të cilët hekurudhat e Austrisë ia dhuruan Hekurudhave të Kosovës.

 

Me këtë rast ministri Limaj, pohoi:?? Sot është një moment simbolik për Hekurudhat e Kosovës, pasi që 7 vagonë të dhuruar nga qeveria e austrisë do të jenë në shërbim qytetarëve të vendit tonë?.

'Hekurudhat e Kosovës, janë pjesë e transportit, të vendit tonë por një transport shumë i shtrenjtë, me një gjendje aktuale shumë të rëndë, pas shkatërrimit të tij nga lufta, me gjithë agazhimin e punëtorëve të këtyre hekurudhave për t?I funksionalizuar' nënvizoi Limaj.

 

'Normalisht mundësië e shtetit të Kosovës ende janë të kufizuara për të bërë investime të fuqishme dhe serioze në këtë sektor tepër të rëndësishëm, vlersoi kreu i MTPT-së.

' MTPT-ja dhe hekudhat e Kosovës, janë duke e trasuar rrugën, duke bërë projekte dhe fizibilitete, për linjat dhe korridoret kryesore të vendit tonë, që të përgatitemi për investime të fuqishme, të cilat shumë shpejt do të vijnë edhe në këtë sektor'.

Shpresoj që së shpejti do të filloj edhe elektrifikimi i hekurudhave, dhe ajo që është immediate është që ne sa më shpejt ta funksionalizojmë minjën hekurudhore Xërxë-Prizren, theksoi ndër të tjera ministri Limaj.

 

Ministri Limaj gjithashtu theksoi se shumë shpejt, vendi ynë do ta ketë edhe Autoritetin e Hekurudhave, për herë të parë në Kosovë, i financuar dhe I mbështetur nga Komisioni Evropian. Limaj gjithashtu theksoi se 'Kosova për herë të parë do ta ndajë infrastrukturën hekurudhore nga operimi, i cili do t?i hapë rrugë sektorit privat për të operuar në hekurudhat e Kosovës, njëkohësisht shteti do të vazhdojë të ruaj asestet e infrastrukturës hekurudhore'.

 

'Jam i bindur se ne edhe në të ardhmen, do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me qeverinë austriake, siç e kemi pasur deri më tani' tha Limaj.  

 

Ndërsa ambasadori i Austrisë në Prishtinë,Walter Maria Stojan me këtë rast tha:' Është nder i madh për mua si ambassador i Austrisë që të shof nga afër se sip o ecën zhvillimi i hekurudhave të Kosovës. ' Transporti dhe komunikacioni në kohën tonë moderne janë një gjë thelbësore' tha abasadori austriak në vendin tonë.

 

Xhevat Ramosaj drejtori i Hekurudhave të Kosovës, theksoi:'Ky donacion, i cili do të ndihmojë në kushtet më të mira të pasagjerëve të cilët udhëtojnë përmes transportit hekurudhor, pa ndihmën e ministri Limaj vështirë se do të mund të realizohej', tha Ramosaj.

 

Foto Galeria

Video Galeria