Ministri Limaj pret ministrin Olldashi
Me ftesë të ministrit të Transportit dhe Post ? Telekomunikacionit,të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Limaj, sot në vendin tonë (e diele, 20 dhjetor), po qëndron për vizitë ministri i Transportit i Republikës së Shqipërisë, z. Sokol Olldashi.
Â
Takimi midis dy ministrave do të mbahet nesër, në orën 12.00 ( e hëne, 21 dhjetor), në ndërtesën e Qeverisë ? salla e mbledhjeve të Qeverisë, P31.Â
Â
Gjatë këtij takimi, do të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për bashkëpunimin në të ardhmen, në ofrimin e shërbimeve të kontrollit ajror, në hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.
Â
Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë takim.
Â
Â
Zyra për informim publik
Â
PS
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në numrat:
044 174 278 dhe 044 799 711.