Ministri Limaj porositë kompanitë e ndërtimit të rrugëve dhe ato shërbyese që të bashkëpunojnë me konzorciumin ''Bechtel & Enka''
Në patronatin e Ministrisë së Transporti dhe Postë-Telekomunikacionit, sot u mbajt takimi në mes të përfaqësuesëve të konzorciumit 'Bechtel & Enka ' dhe shoqatës së ndërtmit të rrugëve, përkatësisht kompanive të cilat merren me ndërtimin e rrugëve si dhe kompanive tjera të cilat merren me veprimtari të ndryshme.
Â
 Ministri Limaj me këtë rast tha se me rastin e nënshkrimit të kontratës në mes të Qeverisë së Kosovës, dhe kompanisë, 'Bechtel& Enka' është paraparë përfshirja sa më e madhe e kompanive të vendit tonë dhe biznesit kosovar në realizimin e këtij projekti madhor- autostradës Vërmicë-Merdar, duke filluar nga kompanitë për ndërtimin e rrugëve deri tek kompanitë që kryejnë veprimtari tjera .Â
Â
' Punimet e ndërtimit të autostradës, janë shndërruar në një kantier të madh ndërtimit, në gjithë vendin tonë. Me realizimin e këtij projekti po bëhen lëvizje të fuqishme brenda shtetit tone, duke e shtuar vëllimin e punëve dhe rritjen e vendeve të reja të punës' tha ministri Limaj.
Â
Prezenca e juaj është dëshmia më e mirë e rritjës ekonomike, andaj duhet të të shiqojmë të maksimalisht ta shfrytëzojmë mundësinë që e kemi ne për të bashkëpunuar me konzorciumin 'Bechtel & Enka ' jo vetëm për të punuar por edhe për të fituar experiencë, pohoi Limaj dhe shtoi se tani kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të përfituar nga kjo kompani me renome botërore.
Â
Sipas ministrit Limaj, kompanitë tona për herë të parë e kanë këtë mundësinë të shofin se si zhvillohet, organizohet dhe punohet në vendin tyre, dikur kjo ishte ëndërr, dhe sot u bë realitet, që Kosova të ndërtohet nga kompanitë e fuqishme.
Â
' Këto invetime kapitale që po bëhen në Kosovë, janë dëshmia më e mirë se kah po shkojmë dhe sa jemi të përkushtuar për ndërtimin e dhe zhvillimin e vendit tonë. Investimet të cilat janë duke u bërë tregojnë se vendi ynë ka klimë ka kushte dhe për tju ofruar investitorëve të huaj mundësi për të investuar duke e pasur parasysh edhe interesin e biznesit të vendit tone' potencoi Limaj.
Â
Ndërkaq, drejtori i kompanisë 'Bechtel & Enka", Daren Mort, theksoi se projekti I ndërtimit të autostradës do të përfundojë sipas kontratës si dhe i ftoi kompanitë vendore të përfshihen në këtë projekt, por kërkoi që të paraqesin standarde të larta.
Në emër të Aleancë Kosovare të Biznesit, foli Mixhatit Reçi, I cili tha se ndërtimi I autostradës do të jep një zhvillim të rëndësishëm kompanive vendore dhe dhe ekonomisë së vendit tonë.
Kryetari i shoqatës së ndërtimit të rrugëve, Elejsi Surdulli, në fjalën e tij theksoi se viteve të fundit, është rritur vlera e ndërtimit të rrugëve si dhe numri I punëtorëve në këtë lëmi. Ndërsa sa i përket ndërtimit të autostradës Surdulli u shpreh se ky projekt është I mirëseardhur për kompanitë për ndërtimin e rrugëve të vendit tonë.
Â
Deri tani në këtë projekt janë pranuar 10 kompani vendore, por me kontratë është paraparë që 40 për qind e punimeve të kryhen nga kompanitë vendore, u tha në këtë takim.