Ministri Limaj përuron lokomotivën e rifabrikuar të Hekurudhave të Kosovës

Me këtë rast ministri Limaj tha:’” Kam kënaqësi të veçantë të gjendem këtu sepse Hekurudhat e Kosovës e kanë përfunduar një projekt shumë të rëndësishëm të rifabrikimit të lokomotivës, projekt I cili do të rritë mundësinë dhe cilësinë e transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe atij të mallrave.

 

“Unë edhe më herët kam thënë se përveç angazhimeve në sektorin rrugor, angazhimet e mia do të jenë të orientuara edhe në sektorin heurudhor, I cili sektor ka një rëndësi të vecantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës” shtoi mëtutje ministri Limaj.

 

Sipas ministrit Limaj, MTPT-ja ka një çasje shumë serioze në zhvillimin dhe ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore. Falë angazhimeve tona kemi arritur, që linjën hekurudhore veri-jug e cila lidhë Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë, ta fusim si prioritet në kuadër të korridoreve Pan Evropiane, me emrin linja e dhjetë hekurudhore.

Gjithashtu, falë angazhimeve tona, në fund të këtij muaji përfundon studimi i fizibilitetit për modernizimin e kësaj linje hekurudhore, studim ky i financuar nga IFP-ja, respektivisht Komisioni Evropian. Pas, përfundimit të këtij studimi do të hapen mundësitë reale për investime të jashtme në këtë linjë hekurudhore e cila përveç se do të shërbejë për transportin e udhëtarëve dhe mallrave do të jetë si urë lidhëse për vendet e rajonit dhe Evropës.

 

Kreu I MTPT-së gjithashtu vlerësoi : “Jemi duke punuar rreth transportit përmes hekurudhave. Muajin e kaluar nga Komisioni Evropian, kemi kërkuar që të financohet studimi I fizibilitetit edhe për dy projekte shumë voluminoze në sektorin e hekurudhave. Fjala është për studimin e fizibilitetit për projektdizajnet për modernizimin e të gjitha linjave tjera hekurudhore ( Fushë Kosovë-Podujevë, Fushë Kosovë-Klinë-Pejë, dhe Klinë-Prizren). Ndërsa projekti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Aeroporti “ Adem Jashari”. Unë besoj se vitin e ardhshëm së paku njëri nga këto projekte do të realizohet dhe kjo tregon se në sektorin e hekurudhave të Kosovës po vijnë ditë më të mira.

 

Ministri Limaj, nuk e la pa e theksuar se tashmë ka lindur ideja për lidhjen e Hekurudhave të Kosovës me ato të Shqiprisë, duke shtuar: “Ju them se ne do të jemi të gatshëm të përfundojmë pjesën tonë të obligimeve ashtu siç po e përfundojmë edhe autostradën rrugore apo Rrugën e Kombite cila I lidh këto dy shtete.

Krahas zhvillimit dhe ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore, një punë të madhe e kemi bërë dhe jemi duke e bërë në ndërtimin e institucioneve përkatëse dhe zhvillimin e politikave sektoriale, në këtë fushë të rëndësishme. Ne, kemi përfunduar dhe miratuar draftin final të strategjisë zhvillimore të Transportit Multimodal të Kosovës. Pjesë e kësaj strategjie është edhe plani I veprimit dhe ai investiv për sektorin e hekurudhave. Me këtë dokument janë përcaktuar kahet e zhvillimit të sektorit hekurudhor deri në vitin 2030, në të cilin parashihet të arrihet modrnizimi i të gjitha linjave hekurudhore të vendit tone, theksoi ministri Limaj.

 

Ndërsa, sa I përket Autoritetit Rregullativ Hekurudhor, ministri Limaj pohoi:” Ju informoj se deri në fund të këtij viti ky autoritet, do të jetë në funksion të plotë. Me këtë autoritet rregullimi I sektorit hekurudhor do të jetë konform direktivave evropiane të transportit hekurudhor”.

 

Ministri Limaj, gjithashtu theksoi se MTPT-ja ka themeluar grupin punues, I cili së bashku me ekspertët e jashtëm është duke punuar Ligjin e ri mbi Hekurudhat e Kosovës. Ky ligj do të jetë njëri nga ligjet më bashkëkohore të Evropës dhe sektorin hekurudhor në Kosovë do ta bënë më atraktiv dhe të hapur për investime të jashtme por edhe për futjen e operatorëve tjerë hekurudhor gjithnjë një interesin e zhvillimit të këtij transporti.

 

“Së fundi, në bashkëveprim me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, jemi duke punuar në procesin e ndarjës së hekurudhave të Kosovës, në dy kompani të reja: Inftasrukturën e Hekurudhave të Kosovës-SHA dhe në Operimin me trena të hekurudhave të kosovës –SHA. Kjo ndarje parashihet sipas Ligjit mbi heurudhat e Kosovës, dhe njëkohësisht është edhe kërkesë e Komisionit Evropian. Ndërsa, në anën tjetër do të bënte të mundur tërheqjen e investimeve në sektori hekurudhor, zhvillimin e mëtijmë të këtij sektori si dhe mundësinë e zhvillimit më të hovshëm të këtij sektori” tha ministri Limaj dhe shtoi:”Zhvillimi i Hekurudhave të Kosovës, është dhe do të jetë njëri nga prioritetet tona, kjo është një fushë e cila kërkon mjete të mëdha financiare, mirëpo ne nuk jemi ndalur, kemi filluar, kemi punuar dhe po shihen rezultatet që ne po ecim dalëngadalë, për të mbërri atje ku edhe I kemi qëllimet tona, sepse për të gjithë tashmë është e çartë se pa funksionalizimin e Hekurudhave të Kosovës, ekonomia e këtij vendi do të jetë e çaluar.

 

“Ne do të shkojmë larg, duke realizuar projektet tona në lëminë e hekurudhave, nuk do të shkoi shumë kohë dhe kjo lokomotivë e rifabrikuar dhe e përgatitur në Kroaci të, shumë shëpejt do të përshkojë hekrudhat e Kosovës duke mbërritur edhe në kroaci e cila përfundimisht vendin tonë do ta integrojë drejt Evropës dhe qendrave të njohura evropiane. Sepse ky është qëllimi I vendit tonë, kjo është ambicia  për të hequr kufitjë dhe për tu integruar dhe për të vazhduar në drejtim të integrimeve të përbashkëta, në Bashkimin Evropian”tha në fund të fjalës së tij ministri Limaj.

 

Në përurimin e kësaj lokomotive të rifabrikuar, shiritin përurues e prenë ministri I MTPT-së Fatmir Limaj, anëtari I Bordit të Hekurudhave të Kosovës Sejdi Hoxha, drejtori I Hekurudhave Xhevat Ramosaj dhe ambasadori kroat në Prishtinë, Zllatko Kamariç. 

 

Rifabrikimi i kësaj lokomotive ka kushtuar rreth 2 milionë e 500 mijë euro, ndërsa rifabrikimi I saj është bërë nga kompania kroate “Gredel”.

 

Ndërsa, lidhur me kërë rifabrikim, dhe vurjen e kësaj lokomotive në funksion, drejtori ekzektuiv I hekurudhave të Kosovës Xhevat Rmosaj e falenderoi Ministrinë e Transportit dhe Qeverinë e Kosovës, për ndihmën e tyre dhënë këtyre hekurudhave.

Foto Galeria

Video Galeria