Ministri Limaj përuroi rrugën në qendër të Kastriotit
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Kastriotit (ish-Obiliqi) Rexhep Kelani, përuruan rrugën e re të asfaltuar në qendër të këtij kësaj qyteze.
Me këtë rast ministri Limaj, u shpreh:' Asfatimi i kësaj rruge i ka dhënë kuptim dhe prespektivë qytezës së Kastriotit'.
Ministri Limaj gjithashtu theksoi se Ministria e Transportit vazhdon t?i mbështesë projektet e komunave, duke ju ndihmuar në bashkëfinancime.
'E falendroj kryetarin e komunës që e ka bërë përzgjedhjen e projekteve të cilat kanë qenë të domosdoshme për këtë komunë, andaj ne e kemi mbështetur kërkesën e tyre' vlerësoi Limaj, duke shtuar se komunat janë ato që i zgjedhin prioritetet ndërsa ne vetëm i ndihmojmë në realizimin e tyre.
Ministri Limaj gjithashtu theksoi se në këtë komunë është duke u ndërtuar edhe rruga e cila e lidh Kastriotin me Drenasin.
Sipas ministri të MTPT-së, ky projekt është madhor, për të dyja këto komuna dhe për vendin tonë i cili kap një vlerë prej 6 milionë eurosh, qka do të thotë se në komunën e Kastriotit po investohen rreth 7 milionë euro.
Ndërsa kryetari i Kastriotit, Rexhep Kelani tha se ndihet mjaft i gëzuar pasi që dhjetë vjet pas çlirimit të kësaj komune po përurohen rrugë të reja dhe të mirëserdhura për këtë komunë.
Kelani, gjithashtu falenderoi ministrin Limaj, për ndihmën e dhënë në realizimin e këtyre projekteve dhe shtoi:' E falenderoj publikisht ministrin Limaj për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë. Po të mos ishte ndihma e ofruar nga MTPT-ja, ne nuk do të kishim mundësi realizimin e këtyre projekteve'.
Vlera e projektit të rrugës së përuruar sot, kalon mbi 850 mijë euro, prej të cilave MTPT-ja ka finacuar 810 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër të komuna.