MINISTRI LIMAJ PERUROI RRUGËN E CILA LIDHË BANJËN ME DOBRUSHËN
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputetët e Parlamentit të Kosovës Numan Baliq dhe Rexhep Hoti si dhe nga kryetari I komunës së Istogut Haki Rugova përuruan rrugën e re të asfaltuar, Banjë Dobrushë, të Istogut.
Pas prerjës së shiririt, ministri Limaj pohoi: “ Asfaltimi i kësaj rruge është një shembull i ndërtimit të jetës së re në vendin tonë. Ky lokalitet është edhe shembull i bashkëjetesës së qytetarëve të kësaj ane, ka qenë traditë dhe vazhdon të jetë, kultivimit të bashkëjetesës në mes të shqiptarëve dhe boshnjakëve por edhe të tjerëve të cilët jetojnë në këtë anë”.
Është qëndrim i Qeverisë së Kosovës, që të investohet në zonat ku ka më tepër se një komunitet, shtoi Ministri Limaj.
Ndërsa, lidhur me realizimin e një projekti të tillë, ministri Limaj theksoi se ne jemi të kënaqur që sado pak kemi lehtësuar jetën, e këtyre banorëve, ndërtimi I një rruge ka qenë një premtim dhe ne këtë premtim e kemi realizuar. “Realizimi I këtij projekti përfundimisht do të ndihmojë që banorët e kësaj zone të vazhdojnë të jetojnë në vatrat e tyre, dhe normalisht të përgatitemi për jetë të re pasi, që Kosova po shkon drejt një zhvillimi të ri, mirëqenia e qyteraëve të Kosovës po ndryshon” vlerësoi Limaj.
Sa I përket asfaltimit të rrugëve në komunën istogut, kreu i MTPT-së tha: “ Komuna e Istogut qëndron shumë më mirë se disa komuna tjera në aspektin e infrastrukturës rrugore, për shkak se është punuar në vazhdimësi për vite.Vetëm gjatë viteve 2008-2009, në këtë komunë janë inevstuar rreth 5 milionë euro në infrastrukturën rrugore të kësaj komune.
Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq, e falenderoi Qeverinë e Kosovës dhe ministrin Limaj për ndërtimin e kësaj rruge, në këtë pjesë ku jeton edhe komuniteti boshnjak.
Falenderime për asfaltimin e rrugës Banjë-Dobrushë, kishte edhe nga ana e kryetarit të Istogut, Haki Rugova I cili në mes tjerash theksoi:” Jam I kënaqur me bashkëpunimin në mes të qeverisë qendrore dhe kësaj komune, shpresoj se një bashkëpunim I realizimit të projekteve të tilla me vlerë të madhe për qytetarët e komunës sonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Rruga Banjë-Dobrushë, ka një gjatësi prej 4 kilometrash si dhe ka kushtuar 600 mijë euro.