Ministri Limaj përuroi nënkalimin e fshatit Kliqinë dhe rrugën e Ozdrimit te Pejës

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir  Limaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Adem Grabovci dhe përfaqësuesë të kabinetit të tij dhe kryetari i komunës së Pejsë, Ali Berisha, përuruan sot nënkalimin e fshatit Kliqinë dhe rrugën e re të asfaltuar të fshatit Ozdrim.

Pas përurimit të nënkalimit të fshatit Kliqinë ministri Limaj pohoi: ”Ndërtimi i nënkalimit të këtij fshati ka qenë mëse i domosdoshëm, për banorët e këtij fshati e posaçërisht të fëmijëve. Me ndërtimin e saj ne ju bëmë të mundur që nga njëra anë e saj në tjetrën të kalojnë duke mos u rrezikuar jeta e këtyre fëmijëve”.

Nenkalim



Bashkëpunimi ynë me komunën e Pejës vazhdon siç ka vazhduar edhe vitin e kaluar, duke realizuar projekte të cilat i propozojnë përfaqësuesit e kësaj komune, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, potencoi ministri Limaj.

“Ky përurim ka një rëndësi të veçantë, pasi që në këtë vend dikur djemtë e Kosovës kanë luftuar për ta larguar stacionin famëkeq të policëve serbë dhe në këtë vend është vrarë Adrian Krasniqi, njëri nga heronjtë e parë të Kosovës, i cili dha jetën e tij për lirinë e vendit tonë”, theksoi kreu i MTPT-së.

Ndërsa Ali Berisha, kryetari i komunës Pejës, tha: ”Është një projekt i qëlluar i këtij lokaliteti, pasi që ky vend ka qenë pikë e zezë, ndërsa nënkalimi i ndërtuar do të mundësojë një qarkullim të sigurt të nxënësve të këtij fshati”.

Ministri Limaj sot gjithashtu përuroi edhe rrugën e re të asfaltuar të fshatit Ozdrim të kësaj komune dhe lidhur me rëndësinë e realizimit të këtij projekti theksoi: ”Ne jemi duke u munduar që të ndërtojmë dhe asfaltojmë rrugë të reja në mënyrë që t’ua bëjmë jetën më të lehtë banorëve të këtyre anëve si dhe t’u mundësohet qëndrimi në vatrat e tyre duke u ofruar kushte normale të jetës”.   

Ozdren

Për ndërtimin e rrugës së re të sapoasfaltuar, MTPT-ja ka dhënë 300 mijë euro.
Ndërkaq vlera e mjeteve financiare për ndërtimin e nënkalimit sillet rreth 50 mijë euro dhe ky project poashtu është finacuar nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Foto Galeria

Video Galeria