Ministri Limaj pë ruroi rrugën Raushiq-Lugu i Baranit prej rreth 20 kilometrave dhe me vlerë prej 2 milionë euro
Në radhën e përurimve të rrugëve të reja të sapoasfaltuara, Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj i shoqëruar nga zv.ministri Adem Grabovci dhe kryetari i komunes se Pejës, Ali Berisha, pë ruroi sot rrugën Raushiq-Lugu i Baranit e cila rrugë ka një gjatësi rreth 20 kilometra dhe ka kushtuar rreth 2 milionë euro, të cilin projekt e ka financuar MTPT-ja.
Pas përurimi të kësaj rruge, ministri Limaj, pohoi:” Ky është një projekt mjaft i rë ndësishëm për qytetarët e komunës së Pejës, e posaqërisht fshatrave të Lugut të Baranit”
“Me ndërtimin e kësaj rruge e cila lidhë 15 fshatra, jam i bindur se këtë do t’ua bëjë jetën shumë më të mirë, do të mundësojë komunikim më të lehtë dhe i lidhë katër komuna”, theksoi ministri Limaj.
Limaj gjithashtu theksoi:”Këtu ne sot jemi për ta treguar gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë se ne si Qeveri e Republikës së Kosovës, jemi shumë të vendosur ta përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, pavarësisht ku gjinden dhe jetojnë “.
Kosova është aq shumë e vogël dhe ka aq shumë nevoja saqë detyrë e jona është që këtë vend ta ngrisim në mirëqenje në qdo cep të saj dhe besoj se ky është angazhimi jonë dhe kë to vepra që po i shihni se po shkojnë në funksion të saj, vlerë soi kreu i MTPT-së .
Limaj poashtu theksoi se :”Kjo rrugë e ka vetëm një funksion, do t’ju shërbejë qytetarëve të këtij vendi që në fund të fundit, kjo është edhe vetë, esenca e ekzistimit të Qeverisë së Kosovës, ne jemi për t’ju shërbyer qytetarë ve”.
Ndërsa kryetari i KK- së Pejës, lidhur me realizimin e asfaltimit të kësaj rruge tha:” Sot po e përurojmë një projekt të rëndësishëm, dhe është projekti më prioritar i vitit 2008 i komunës sonë dhe një herit është një ndër projektet më të mëdha të ndërtuara pas luftës në këtë komunë “.
Berisha e falenderoi ministrin Limaj për angazhimin e tij në realizimin e këtij projekti, të cilin e quajti, realizim i mirëfilltë dhe i punuar me një punë shumë të mirë .