Ministri Limaj në Rahovec përuroi dy rrugë të reja, me mbi 16 kilometra

Ministri i Transportit Fatmir Limaj, deputeti i Parlametit të Kosovës, Rexhep Hoti dhe kryetari i komunës së Rahovecit Qazim Qeska, përuruan sot rrugën e re të asfaktuar Potoçan I Epërm-Potoqan i Ulët-Sopniqë-Noshpollë si dhe rrugën e cila rrugë lidh fshatin Ratkoc me  fshatrat Vranjak -Bratatinë.

 

' Sot, jemi në një komunë shumë të rëndësishme, në një komunë puntore dhe në një regjion të dalluar për zhvillimin e sektorit të bujqësisë përkatësisht vreshtarisë në vendin tonë. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që sot po e përurojmë këtë rrugë, e cila përfundimisht do t?ua ndryshoj jetën banorëve të këtyre fshatrave, si dhe do të ndihmojë në zhvillimin e bujqësisë ' tha pas përurimit të kësaj rruge ministri Limaj.

 

Ministri Limaj, gjithashtu theksoi se me punën dhe angazhimin tonë, po ndryshojmë jetën e qytetarëve të vendit tonë, çka do të thotë se ky është një ndryshim praktik real, konkret dhe një shkëputje nga e kaluara në të ardhmen.

Sipas ministrit Limaj, këto mbi 8 kilomtra rrugë e asfaltuar do ta ndryshojnë dhe transformojnë komplet jo vetëm këto dy fshatra por këtë regjion.

 

Kjo, panoramë e bukur e vendit tone, tani mund të shihet përmes kësaj rruge, ndërsa dikur ka qenë e pa vizituar për ata që kanë dashur ta vizitojnë këtë anë.  përveç banorëve të kësaj ane që janë punëtorë dhe kanë punuar tokat e tyre. Kjo pjesë mund të pasyrohet sin jë nga bukuritë e vendit tonë. , vlerësoi ministri i MTPT-së dhe shtoi: ' Kjo pjesë e Kosovës tregon se megjithëatë Kosova ka fermerë të vyer, mirren me ekonomitë e tyre familjare dhe kushdo që don ta shoh zhvillimin e vendit tonë për të ardhmen duhet ta kalojë këtë rrugë dhe të shef se si punohet '.

 

Ky investim në këtë rrugë, ka qenë mëse i nevojshëm dhe i domosdoshëm dhe kur ne themi se Rahoveci është rajon i vreshtarisë, vizitorët do ta kenë më të lehtë që të vizitojnë plantacionet me vreshta pohoi ministri Limaj.

 

Rruga ka një gjatësi prej 8. 5 kilometra dhe ka kushtuar afër 1 milionë euro.

 

Ndërsa, në përurimin e rrugës tjetër të re të asfaltuar, e cila rrugë lidh Ratkocin si njëra nga fshatrat më të mëdha të Anadrinisë me fshatrat Vranjak - Bratatinë, kreu I MTPT-së, theksoi :' Deri më tani këto fshatra kanë qenë të shkëputura nga qendra e tyre komunale. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që neve na ka dhënë mundësinë të bëjmë ndryshime të tilla, për të mirën e qytetarëve tanë. Jam shumë i bindur se tani e tutje jeta e banorëve të këtyre dy fshatrave do të ndryshojë, krahasuar me gjendjen para se të ndërtohet kjo rrugë'.

Sipas ministrit Limaj :' Kosova po bëhet vendi i parë në Ballkan me rrugët e asfaltuara nëpër fshatra. ? Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme për këto dy vitet e fundit e cila, nënkutpton se do ta transformojë dhe ndryshojë vendin gjithë vendin tonë, në kuptimin pozitiv' .

 

 

Rruga e sapoasfaltuar, që lidh fshatrat Ratkoc-Vrajak dhe Bratatinë, ka një gjatësi rreth 8 kilometra dhe ka kushtuar mbi 700 mijë euro.

 

Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, lidhur me asfaltimin e këtyre dy rrugëve të kësaj komune ka falenderuar Qeverinë e Kosovës si dhe ministrin e Transportit Fatmir Limaj.

Foto Galeria

Video Galeria