Ministri Limaj mori përkrahjen nga Banka Botërore për realizimin e projektit të Autostradës Merdarë-Morinë

Komiteti Ndërministror, nën udhëheqjen e ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, në punën e të cilit morën pjesë edhe anëtarët e tjerë - ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lufti Zharku, si dhe shefi Bankës Botërore, Ranjit Raynak, diskutoi lidhur me Autostradën Merdarë-Morinë, për realizimin e të cilit MTPT duhet të zhvillojë bashkëpunim të vazhdueshme me Bankën Botërore.

“Ju e dini se Banka Botërore që nga fillimi ka qenë partner i vazhdueshëm i Ministrisë së Transportit në realizimin e studimit dhe në kryerjen e fizibilitetit për rrugët e ndryshme të Kosovës. Ky është një vazhdim i angazhimeve tona të përbashkëta. Tash kemi kaluar në një fazë të re, ku ne dëshirojmë që Banka Botërore të jetë pjesë ta pandashme e këtij projekti që po shkon drejt realizimit”, theksoi ministri Limaj në konferencën për shtyp pas takimit të Komitetit Ndërministror me shefin e Bankës Botërore, Ranjit Raynak .

Ministri Limaj gjithashtu theksoi: ”Me asistencën profesionale të Bankës Botëore,  garantojmë se ky proces është transparent dhe sipas standardeve evropiane. Natyrisht, Banka Botërore do të ndihmojë në aspektin teknik, me konsulencë dhe në gjithë këtë proces deri në fillimin e punimeve të autostradës”.

Kreu u MTPT-së vlerësoi se është mobilizuar komplet Ministria dhe Banka Botërore, duke punuar edhe gjatë vikendeve, në mënyrë që sa më  shpejt të fillojë realizimi i projektit dhe shtoi: ”Me angazhimin e Bankës Botërore në këtë drejtim shpresoj se shumë shpejt do t’i arrijmë afatet që ia kemi parashtuar vetes”.

“Një është e sigurtë - se me buxhetin e Republikës së Kosovës nuk ka mundësi ta realizojmë vetë këtë projekt madhor, sepse është tepër i madh, por unë besoj se jemi në rrugë të drejtë për të gjetur foma tjera të financimit”, tha Limaj .

Format e mundshme për financimin e këtij projekti, sipas ministrit Limaj, janë ato përmes koncesionit dhe kredive.

“Banka Botërore do të na dihmojë për të zgjedhur modelitetin më të mirë, për të gjetur partnerë, për të na këshilluar  dhe për të shkuar drejt burimeve financiare”, tha në fund të fjalë së tij ministri Limaj.

 

Limaj-Raynak

 

Ndërkaq, shefi i Bankës Botërore, Ranjit Raynak, gjatë fjalës së tij falënderoi ministrin Limaj për ftesën e bërë, në mënyrë që Banka Botërore ta japë kontributin e saj në këtë komitet ndërministror.
Me këtë rast Raynak tha: “Ne do të vazhdojmë të punojmë sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Do të ofrojmë ekspertë të cilët i kemi“.

Foto Galeria

Video Galeria