Ministri Limaj i shoqëruar nga ministrat Hoxhaj, Vehapi dhe kryetari Muja përuruan rrugën e fshatit Caparc të Prizrenit
Sot ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri i MASHT-it Enver Hoxha, ai i MBPZHR-it Idriz Vehapi dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Ramadan Muja, përuruan sot rrugën e re të fshatit Caparc me një gjatësi prej 2.5 kilometra dhe i cili projekt ka kushtuar rreth 600 mijë euro.
Ministri Limaj pas këtij përurimi, theksoi se ministria të cilin e udhëheq edhe në të ardhmen do të vazhdojë në realizimin e projekteve të cilat komunat i paraqesin si prioritete të tyre.
“Ndihem mirë në mesin tuaj banorë të këtij fshati dhe komunës së Prizrenit, sepse me ndërtimin e rrugëve të reja po i kthehet dinjiteti këtyre fshatrave dhe kësaj ane” tha Limaj.
Ministri Limaj, gjithashtu ka theksuar se Qeveria e Kosovës, po vazhdon me projektet e saj për të bërë më të mirë jetën për qytetarët e Kosovës.
Limaj, poashtu ka premtuar se shumë shpejt do të ndërtohen edhe rrugët e fshatit Velezh dhe Serbicë të kësaj ane dhe ka shtuar: “Këtë rajon do ta lidhim mirë me rrugët magjistrale, siq është lidhja e kësaj rruge me atë Landovicë-Piranë, dhe poashtu edhe me Mamushë dhe kështu përfundimisht qyteti i Prizrenit do të lidhet fuqishëm duke pasur edhe rrugë tjera alternative”.
Ndërsa kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja e falenderoi MTPT-në për projektet të cilat po i realizon në territorin e kësaj komune.
Muja me këtë rast theksoi:” Qeveria e Kosovës është duke ndërtuar fuqishëm në këtë komunë duke përmirësuar qdo ditë e më shumë jetën e qytetarëve të Prizrenit”
Ministrat Limaj, Hoxha, Vehapi dhe kryetari i Prizrenit Muja, gjithashtu sot inspektuan edhe punimet të cilat anë duke vazhduar për asfaltimin e rrugëve Dardania I dhe Dardania II, të Prizrenit.
Pas, kësaj ministrat po ashtu kanë vizituar edhe punimet të cilat janë duke në ndërtimin e dy shkollave në qytetin e Prizrenit.