Ministri Limaj i dërgoi telegram ngushëllimi ministrit të Ekologjisë, Energjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Planifikimit të Francës

 

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, me rastin e aksidentit tragjik të aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë 'Air France' më 1 qershor 2009, i ka dërguar telegram ngushëllimi z. H.E. Jean-Louis Borloo, ministër i Ekologjisë, Energjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Planifikimit të Qytetit dhe Vendit të  Republikës së Francës, në të cilin thuhet:

 

Shkëlqesi,

 

Isha thellësisht i pikëlluar kur mësova për aksidentin tragjik të aeroplanit të udhëtarëve të Air France më 1 qershor 2009.

Në emër të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta për Ju dhe gjithë personelin e Ministrisë Suaj.

Në këto momente dhembjeje dhe pikëllimi, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave të këtij aksidenti të tmerrshëm.

Shkëlqesi, Ju lutem të jeni të sigurt për solidaritetin tonë të sinqertë.

 

 

Sinqerisht juaji,

 

 

                                                                            Fatmir LIMAJ

                                                           Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit

Foto Galeria

Video Galeria