Ministri Limaj dhe ministri Matteoli u dakorduan për marrëveshje të reja midis Kosovës dhe Italisë

Ministri i Transportit dhe Post - Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj, gjatë qëndrimit te tij në Itali, ku po merr pjesë me ftesë të ministrit të Transportit të Italisë z. Altero Matteoli dhe zv. Presidentit  të Komisionit Evropian, z. Antonio Tajani, në konferencën 'E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian'.

Në takimin bilateral, me ministrin e Transportit të Italisë, z. Matteoli, ministri Limaj, pos që e njoftoi lidhur me zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë, me ndërtimin e rrugëve të reja në të gjithë vendin, me projektin e fundit - autostradën Merdare - Morinë, e cila Kosovën do ta shndërrojnë në nyje të rajonit që do të ketë një impakt të fuqishëm ekonomik, po ashtu diskutuan edhe për lehtësimin e qarkullimit të udhëtimit të bashkatdhetarëve tanë në Itali dhe anasjelltas si dhe për njohjen e patent shoferëve të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, gjithashtu, u dakordua që të formohet një Komision Teknik, për të përgatitur marrëveshjet në fushën e transportit rrugor, midis Kosovës dhe Italisë gjë që do të rriste bashkëpunimin midis të dy shteteve, si dhe do të ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

 

 

Njofton zyra për mardhënie me publik

Foto Galeria

Video Galeria