Ministri Liburn Aliu priti në takim zv. ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Jan Axel Voss

21 Prill 2021, Prishtinë


Dje, ministri i MPHI-së, z.Liburn Aliu, priti në takim zëvendës-ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jan Axel Voss, të shoqëruar nga drejtori i GIZ-it z. David Oberhuber, drejtori regjional i Bankës Zhvillimore Gjermane (KfW) z.René Eschemann, dhe zyrtari i KfW-së në Kosovë, z. Premtim Islami.


Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse në sektorin e ujërave të zeza, për nevojën e krijimit të deponive të reja, si dhe për rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të inspektoratit mjedisor.


Këto pika janë të një rëndësie të lartë për qeverisjen tonë, andaj edhe qasja jonë ndaj këtyre projekteve do të jetë e një niveli të tillë, theksuam në këtë takim, duke u dakorduar njëherazi që t’i shtojmë takimet bashkëpunuese për secilën prej këtyre fushave. 



Foto Galeria

Video Galeria