Ministri Liburn Aliu priti në takim drejtorin e komunitetit të transportit Matej Zakonjšek
Dje, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu priti në takim drejtorin e sekretariatit të komunitetit të transportit z. Matej Zakonjšek.
Në këtë takim, u fol për prioritetet e MPHI-së dhe për mundësitë e bashkëpunimit me ‘Komunitetin e Transportit’, për çështje me interes të përbashkët.
Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik si dhe harmonizimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së.
Në fund, Ministri Aliu shprehi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit me ‘Komunitetin e Transportit’.