Ministri Liburn Aliu priti në takim ambasadorin e Hungarisë ne Kosovë Jozsef Bencze
Sot në takim ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë z. Jozsef Bencze.
Ambasadori z. Jozsef Bencze e uroi ministrin Aliu për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në punën e tij duke theksuar rëndësinë e veçantë që e ka kjo ministri për mjedisin dhe infrastrukturën. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet që kanë të bëjnë me sigurinë në trafikun rrugor!
Ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin ambasadorin, si dhe shprehi bindjen e tij që bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës do të shtohet në të ardhmen.