Ministri Lekaj vizitoi Komunën e Kaçanikut

Prishtinë

12 tetor 2017


Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi komunën e Kaçanikut, ku prit nga kryetari i kësaj komune Besim Ilazi.

 

Në këtë takim u bisedua për vazhdimin  projekteve të cilat janë duke u realizuar në këtë komunë si dhe tejkalimin e pengesave të cilat janë paraqitur si dhe  projektet që do të kryhen në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi ministri Lekaj theksoi se do t'i përkrahë projektet e infrastrukturës rrugore të komunës së Kaçanikut.

 

Pas këtij takimi ministri Lekaj e vizitoi edhe fshatin Kovaçe, në pjesën ku ka rrëshqitur toka pas punimeve që janë duke u zhvilluar për ndërtimin e Autostradës \"Arbër Xhaferi\".

 

Ministri Lekaj iu premtoi banorëve të këtij fshati se pas mbledhjës së të dhënave nga ana e komisionit do të dalim veprim konkret.

Foto Galeria

Video Galeria