Ministri Lekaj Vizitoi Komunën e Gjilanit dhe Kamenicës si dhe inspektoi projektet rrugore në të dy Komunat.

Prishtinë

30 shtator 2017

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me bashkëpunëtorët e tij sot vizituan Komunën dhe Kryetarin e Gjilanit z. Lutfi Haziri dhe në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha se “Pata nderi dhe respektin që të vizitoj komunën dhe kryetarin e Gjilanit dhe bashkëpunëtorët që të bisedojmë për shtytje të proceseve dhe për shtytje të projekteve që kanë impakt pozitiv te të gjithë qytetarët, u zotova që ne si qeveri në krye me z. Haradinaj, nuk do të kemi pengesa apo nuk do të atakojmë një subjekt politik pse i takon një subjekti tjetër por do të jemi në nivel të detyrës dhe do të implementojm të gjitha projektet që shkojnë në favor të zhvillimit ekonomik dhe të një lëvizje dhe të sigurisë së qytetarëve”. Ajo çka tha Kryetari është se ne u zotuam që përpos këtyre projekteve që janë në vazhdimësi ne do të ndjekim rrugën e kontuinitetit sepse Qeveria nuk është diçka që nuk duhet të vazhdojnë projektet por, ne duhet të kryejmë detyrën tonë që jemi zotuar para qytetarëve që do të jemi në shërbim të tyre prandaj me këto ndjenja sot jam në Gjilan se çdo projekt që shkon në favor të zhvillimit të Gjilanit dhe që kanë impakt pozitiv ne si Ministri por, edhe si Qeveri do ti mbështesim”.

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorët e tij, pas vizitës në Komunë e Gjilanit, inspektoi sot edhe punimet në qarkoren e cila lidh rrugën e Kamenicës me atë të Prishtinë, po ashtu ministri Lekaj inspektoi edhe punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Gjilanit e cila do të zgjerohet në katër korsi.

 

Paraprakisht ministri Lekaj ishte për qëllimin e njëjtë, inspektim të disa projekteve që do të fillojnë edhe në Kamenicë, ku u takua me kryetarin e Kamenicës në detyrë dhe bashkëpunëtorët e tij.


Foto Galeria

Video Galeria