Ministri Lekaj u takua me zëvendësshefin e UNMIK-ut, Christopher Coleman

Prishtinë

23 janar 2017

 

Sot ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti në takim zëvendësshefin e UNMIK-ut, Christopher Coleman. 

Fillimisht ministri Lekaj e falenderoi zëvendësshefin Coleman për punën e deritanishme që ka bërë UNMIK-u deri në krijimin e institucioneve vendore si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm edhe pas shpalljës së Pavarsisë së Kosovës. 

Temë kryesore e këtij takimi ishte bartja e kompetencave nga UNMIK-u në institucionet vendore lidhur me normalizimin e hapsirës ajrore të Kosovës. Kjo përgjegjësi për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në vitin 2004 ishte bartuar nga KFOR-i tek UNMIK-u. Tashmë është krijuar Autoriteti i Aviacionit Civil dhe stafi vendor është i përgatitur për t’i marrë kompetencat lidhur me këtë, duke u bazuar në marrëveshjet paraprake, me autoritetet e UNMIK-ut, u tha në këtë takim.

Ndërsa, zëvendësshefi i UNMIK-ut Coleman , e falenderoi ministrin Lekaj për pritjen si dhe u shpreh i gatshëm që do të shqyrtohet kërkesa për bartjen e kompetencave për hapsirën ajrore të Kosovës nga UNMIK-u, tek institucionet vendore, të njëjtën do ta përcjellin tek OKB-ja.  

 

Foto Galeria

Video Galeria