Ministri Lekaj u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj
Prishtinë
4 tetor 2017
Sot Ministri i Infrastrukturës, Dr. Pal Lekaj, priti Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, me të cilin bisedoi për temat që u përkasin të dy ministrive.
Gjatë bisedës, në mënyrë të veçantë diskutuan për sigurinë në komunikacion, ndërkaq Ministri Lekaj tha se “... ne do të përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme ta ngrisim efikasitetin e punës së kontrollave teknike, të avancojmë çështjen e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugët me frekuentim më të lartë të trafikut”.
Të dy ministrat u dakorduan për arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimit për ndarjen e përgjegjësive për eliminimin e problemeve në fushën e sigurisë dhe komunikacionit rrugor.