Ministri Lekaj takoi Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz, biseduan për progresin e projekteve infrastrukturore dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Prishtinë, 21 qershor 2018


Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, takoi ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për rrjedhën e progresit të projekteve infrastrukturore, me theks të veçantë për Autostradën R6, „Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, autoudhën Kijevë - Zahaq, modernizimin e hekurudhave në nivel vendi dhe Hapësirën e Lartë Ajrore të Kosovës.


Interesimit të anbasadorit hungarez László Márkusz, lidhur me taksën rrugore për mirëmbajtjen e autoudhëve në vend, ministri Lekaj, iu përgjigj se një gjë e tillë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, por që do të bëhet në konsultim të gjërë të publikut dhe me një kosto që do të, jetë e përballueshme për ekonominë e qytetarëve të vendit tonë.

Ministri Lekaj, e ka informuar ambasadorin edhe për angazhimin që të krijohen kushtet e duhura për transportuesit përgjatë autostradave të bëhen sipas kritereve evropiane, duhet të ketë vend-pushimore për ngasësit e mauneve që transportojnë mallëra.


Kurse, ambasadori László Márkusz, e ka njoftuar ministrin Lekaj se shteti i tij nëpërmjet sistemit të ITS-it, ka arritur që të vëjë tarifën më të ulët për rrugët që ka dhe pa implikime shpenzimesh të mëdha, që do të ndikonin në rritjen e kostos e tarifës së rrugëve. Ministri Lekaj tha se kjo është një mundësi e mirë edhe për vendin tonë, ngase ne si Kosovë po ndërtojmë rrugë kualitative, por po ashtu ato do të kenë edhe standarte të larta, ku ITS-i është një nga to dhe krejt kjo për faktin se ky sistem garanton monitorim 24 orësh të autorrugëve, lëvizje pa pengesa dhe vonesa dhe siguron kosto të ulët të tarifave rrugore.


Ministri Lekaj e ambasadori Márkusz, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në menagjimin e Hapsirës së Lartë Ajrore të Kosovës si dhe mundësinë që jo shumë larg nga sot, autoritetet vendore, të marrin përgjegjësitë e plota në menaxhimin e Hapësirës së Lartë Ajrore, sa i përket Aviacionit Civil, punë të cilën sot e kryen Hungaro Kontrolli. 

Foto Galeria

Video Galeria