Ministri Lekaj priti në një takim ambasadorin ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’ Connel

Prishtinë

3 tetor 2017 


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,Ruairi O’ Connel. Ministri Lekaj, fillimisht e falenderoi ambasadorin O’ Connel për vizitën e tij. Ministri Lekaj tha se “ Më vjen mirë z. ambasador që takohemi veq për të mirë dhe bashkë punime, ndër të tjera  e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar  dhe ato që kanë ngecur për t’u realizuar, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror”.

 

Sipas ministrit Lekaj, në Ministrinë e Infrastrukturës është duke punuar edhe në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Hekurudhat e Kosovës. Ndërsa, tek projektet rrugore, tha se po punohet që projektet e filluara të realizohen sipas planit dinamik të këtyre projekteve. Gjatë këtij takimi po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e transportit rrugor, konkretisht autostradave si dhe për atë hekurudhor. 

 

 Ndërsa, ambasadori O’ Connel  e përgëzoi ministrin Lekaj, për detyrën re si ministër i Infrastrukturës. Ambasadori tha se ne jemi ne përgaditje të Samitit të Berlinit, ku presim që se bashku të listojmë projektet e kësaj ministrie që do te prezantohen në këtë samit kanë përvojat e duhura. 

 

 Në fund të këtij takimi, ministri Lekaj dhe ambasadori O’ Connel, u dakorduan që të gjendet forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.

Foto Galeria

Video Galeria