Ministri Lekaj priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Prishtinë

18 shtator 2017

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka takuar sot Ambasadoren e  Turqisë të akredituar në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Turqisë.


Fillimisht ambasadorja Kiliç e uroi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër.


Ndërsa, ministri Lekaj falenderoi ambasadoren Kiliç për vizitën e saj në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe për projektet që ka realizuar Turqia në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadoren me projektet të cilat janë duke u zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri Lekaj tha se do të punojmë që të realizojmë projekte me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët  e saj.


Ndërsa, ambasadorja Kiliç vlerësoi se Turqia është e gatshme që të investojë në Kosovë, në projektet të cilat do të jenë në interesin e shtetit të Kosovës. Ne dëshirojmë të shohim Kosovën si një vend i cili ka arritur zhvillimin ekonomik, tha Kiliç.


Në fund të këtij takimi Lekaj-Kiliç, u vendos që të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë, në të gjitha fushat e veçanërisht ekonomi.   ​

Foto Galeria

Video Galeria