Ministri Lekaj nënshkroi kontratën për projektin e rrugës Mitrovicë –Milloshevë

Prishtinë, 20 dhjetor 2018 

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të enjten e nënshkroi kontratën për realizimin e punimeve në segmenitin Mitrovicë - Milloshevë, pjesë e projektit të rrugës M2 (Prishtinë - Mitrovicë).

 

Ministri Lekaj theksoi rëndësinë e këtij projekti, që do të ndihmojë në qarkullimin më të lirë të automjeteve në këtë aks rrugor të frekuentuar. 

 

 Duke e përgëzuar Njësinë Implementuese për punën e jashtëzakonshme dhe respektimin e afateve kohore tkërkori nga kjo njësi që të vazhdojnë me përkushtimin e deritashëm edhe në detyrat tjera në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohen rrugë me standarde dhe cilësi të lartë.

Foto Galeria

Video Galeria