Ministri Lekaj nënshkroi kontratën për fillimin e punimeve në Autoudhën “Zahir Pajaziti - Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë - Mitrovicë
Prishtinë,
27 prill 2018
Sot ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në Autoudhën “Zahir Pajaziti - Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Lekaj është shprehur: “Ashtu siç jemi zotuar në ditën tonë të parë të punës së Qeverisë Hardinaj, Mitrovica nuk do të jetë më e harruar në projektet kapitale zhvillimore për vendin. Sot rruga, nesër Trepça e kështu do të vazhdohet deri në zhvillimin dhe integrimin e plotë të këtij qyteti dikur ndër me të rëndësishmit për ekonominë e Republikës së Kosovës. Sot nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për Autoudhën “Zahir Pajaziti - Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë - Mitrovicë, e lënë pas dore dhe nën pluhurin e sirtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës qe pesë vite. Segmenti i dytë kësaj autoudhe do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të përfundojë brenda 24 muajve. Në ndërkohë ne vazhdojmë të punojmë pandalshëm për dy segmentet e mbetura, që poashtu financohen nga Fondet Arabe. Urime Mitrovicë dhe Vushtrri! Urime Kosovë!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.