Ministri Lekaj mori pjesë në realizimin e projektit rifunksionalizimi i linjës Prishtinë-Pejë-Prishtinë dhe me furnzim të vagonëve

Prishtinë

1 tetor  2017


Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj mori pjesë në realizimin e projektit rifunksionalizimi i linjës Prishtinë-Pejë-Prishtinë dhe me furnzim të vagonëve, pas rikonstruimit të tyre.


Me këtë rast ministri Lekaj theksoi:“ Ajo që sot na ka shtyer të jemi bashkarisht, është një qëllim, qëllimi i së mirës së përbashkët e që është qytetari ynë, duke filluar nga nxënësit dhe studentët e që sot korrenspondon me 20 vjetrorin e sakrificës së studentëve që ne t’ua ofrojmë një shërbim, që shkon në favor të tyre. Sot, është edhe diçka e mirë, sepse nuk ka asnjë problem që nuk zgjidhet atëherë kur është vullneti i të gjithë sektorëve. Ju garantoj se të gjitha do t’i bëjmë në të mirë të zhvillimit të hekurudhave, e pastaj kjo do të ketë impakt pozitiv në ekonomi, në transportin e udhëtarëve dhe mallrave. Nuk do të lejojmë që askush të jetë mbi ligjin, askush të diskriminohet sepse ne jemi të barabartë në mesin e qytetarëve dhe para ligjit. Ne si Qeveris në krye me zotin Haradinaj si kryeministër i Qeverisë së Kosovës do të jemi në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve dhe zgjidhjës së problemeve të tyre. Do të zhvillojmë politika për hekurudha  dhe ekonominë në përgjithësi. Ne duhet të jemi në nivel të detyrës dhe me profesionistët aty ku duhet të jenë, që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve. Ne do t’i luftojmë të gjitha dukuritë negative dhe nuk  ka kush që të na ndalë në këtë. Ne do të jemi në shërbim të mirës së vendit dhe do të mbështesim një menaxhim të mirëfilltë në këtë sektor. Ne do të jemi mbështetësh të politikave zhvillimore të hekurudhave që janë segment i rëndësishëm i shtetit të Kosovës“.

Foto Galeria

Video Galeria