Ministri Lekaj dhe kryetari Elezaj, bisedojnë për projektet e Klinës

Prishtinë,

24.01.2018


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, më të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës.


Ministri Lekaj, i ka premtuar kryetarit Elezaj, se bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore, projektet e Klinës do të mbështeten, sikurse edhe projektet e të gjitha komunave tjera.


Në anën tjetër kryetari Elezaj, e ka falenderuar ministrin Lekaj, për mbështetjen e ofruar dhe e ka njoftuar atë mbi projektet që ai synon ti realizojë gjatë këtij viti në komunën e Klinës.


Lekaj e Elezaj janë dokorduar se projektet e nisura duhet të përfundohen brenda afateve dhe se çdo projekt me rëndësi vitale për qytetarët duhet trajtuar me prioritet. 

Foto Galeria

Video Galeria