Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, vizitoi Janjevën
Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesin special të BE-së, ambasadorin z. Tomas Szunyog, ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barisic, koordinatoren e OKB-së për zhvillim, znj. Ulrika Richardson, si dhe përfaqësuesen rezidente të UNDP-së, znj. Maria Suokko, zhvilluan vizitë në Janjevë.
Gjatë vizitës në Janjevë, u zhvilluan takime me përfaqësues të komuniteteve lokale, si dhe u vizituan monumente të trashëgimisë kulturore dhe fetare.
Si çështje kryesore në këtë vizitë, u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit, me theks të veçantë, ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës.
Të gjitha palët shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta dhe arritjen e objektivave të përcaktuara.
Janjevë,
26/04/2021