Ministri i Infrastrukturës,z. Mujota u kthye nga vizita zyrtare në Republikën e Kroacisë

Gjatë kësaj vizite Ministri Mujota pati takime me udhëheqësit e Ministrisë së të Transporteve, Detit dhe Infrastrukturës të Republikës së Kroacisë, ku u diskutua zbatimi i marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara në mes të dy vendeve.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite Ministri Mujota u informua rreth përvojave të Kroacisë në financimin e projekteve të autostradave, modelet e koncesionimit dhe organizimit të mirëmbajtjes dhe operimit në autostrada, shfrytëzimin komercial të hapësirave në autostrada dhe aplikimin e sistemeve të pagesave në autostrada. Ministri Mujota u informua lidhur me normat teknike dhe standardet e përdorura për mirëmbajte dhe rehabilitim të autostradave në Republikën e Kroacisë.

 

Ministri Mujota gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, vizitoi edhe në Institutin e Ndërtimtarisë së Kroacisë – IGH, ku u pa nga afër aktiviteti i cili zhvillohet në këtë institucion, ku u diskutuan format e bashkëpunimit të mundshëm dhe mundësinë e implementimin të përvojave të tyre edhe në Kosovë.

 

Në fund të vizitës, Ministri Mujota vizitoi qendrën e kontrollit të trafikut në autostrada dhe sistemin e  operimit të tuneleve.

 

 

 

 

  • Përvojat e Kroacisë në financimin e projekteve të autostradave
  • Modelet e koncesionimit dhe organizimit të mirëmbajtjes dhe operimit në autostrada
  • Njoftimi lidhur me normat teknike dhe standardet e përdorura për mirëmbajtje dhe rehabilitim
  • Shfrytëzimi komercial i hapësirave në autostrada
  • Vizitë në Institutin IGH – Instituti i Ndërtimtarisë së Kroacisë
  • Aplikimi i sistemeve të pagesave në autostradë
  • Zbatimi i marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara me R e Kroacise
  • Vizita në sistemin e operimit të tuneleve dhe qendrën e kontrollit të trafikut në autostrada.

Foto Galeria

Video Galeria