Ministri i Infrastrukturës,z. Mujota u kthye nga vizita zyrtare në Republikën e Kroacisë
Gjatë kësaj vizite Ministri Mujota pati takime me udhëheqësit e Ministrisë së të Transporteve, Detit dhe Infrastrukturës të Republikës së Kroacisë, ku u diskutua zbatimi i marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara në mes të dy vendeve.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite Ministri Mujota u informua rreth përvojave të Kroacisë në financimin e projekteve të autostradave, modelet e koncesionimit dhe organizimit të mirëmbajtjes dhe operimit në autostrada, shfrytëzimin komercial të hapësirave në autostrada dhe aplikimin e sistemeve të pagesave në autostrada. Ministri Mujota u informua lidhur me normat teknike dhe standardet e përdorura për mirëmbajte dhe rehabilitim të autostradave në Republikën e Kroacisë.
Ministri Mujota gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, vizitoi edhe në Institutin e Ndërtimtarisë së Kroacisë – IGH, ku u pa nga afër aktiviteti i cili zhvillohet në këtë institucion, ku u diskutuan format e bashkëpunimit të mundshëm dhe mundësinë e implementimin të përvojave të tyre edhe në Kosovë.
Në fund të vizitës, Ministri Mujota vizitoi qendrën e kontrollit të trafikut në autostrada dhe sistemin e operimit të tuneleve.