Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vizitoi punimet për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në rrugën R7 në Veternik
Prishtinë, 16 tetor 2017
Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në rrugën R7, që lidhet me rrugën nacionale M2 në Veternik afër Prishtinës.
Gjatë kësaj vizite, ministri Lekaj u informua nga drejtuesit e kompanisë “Bechtel&Enka”, e cila është e angazhuar për rregullimin e asaj pjesë të rrugës lidhur me problemet e shfaqura, me masat që po ndërmerren dhe me afatet e kryerjes së punimeve.
Me këtë rast, ministri Lekaj tha:
“Ne sot kemi dalur në vizitë të rrugës, meqë ka pasur vështirësi në përfundimin e këtij projekti, por kompania “Bechtel & Enka” i ka marre obligimet e veta që u takojnë për mirëmbajtje për dy vite dhe kjo që po e shihni sot është faze e përfundimit të punimeve. Sipas informative që më dhanë, ky segment rrugor do të përfundojë në dhjetor dhe do të lëshohet në qarkullim, gjë që do të mundësoë një qasje më të lirë për udhëtarët dhe trasnportuesit e mallrave. Sot kompanisë iu falenderova për përkushtimin dhe seriozitetin që kanë treguar dhe i luta që punët të përfundojnë në këtë vit”.
Pas kësaj, ministri Pal Lekaj u përgjigje edhe në disa pyetje të përfaqësuesve të mediave.