Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot (18.01.2018) viziton punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi”
Të nderuar,
Ju njoftojmë se sot (18.01.2018) “Ministri i Infsrastrukturës, z. Pal Lekaj, do të zhvillojë vizitë inspektuese në Autostradën “Arbën Xhaferi”.
Nisja është planifikuar nga Ministria e Infrastrukturës
Në ora 10:00 bëhet nisja e medieve (Kompania “Bechtel & Enka” ka siguruar një furgon për transportin e gazetarëve).
Agjenda e vizitës
Ndalesa e parë për deklarimin për medie do të jetë në Autostradë, në fshatin Doganaj (rreth orës 10:30), ndërsa ndalesa e dytë në Urën e Madhe të Autostradës, në Kaçanik.
Sqarim shtesë
Ju lutemi që ta keni parasysh se në rast të mos kyçjes në pjesën tjetër të Autostradës nga kyçja në Bibaj atëherë do ta keni të pamundur të kyçeni në vendet e tjera të autostradës në drejtim të Kaçanikut.
Jeni të mirseardhur të merrni pjesë dhe ta përcjellni këtë ngjarje!