Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj priti në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë,Laszlo Markusz
Prishtinë
21 shtator 2017
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Me këtë rast ambasadori Markusz, e uroi ministrin Lekaj për pozitën e re si ministër i Infrastrukturës, dhe i dëshiroi punë të mbarë.
Ndërsa, ministri Lekaj e falenderoi ambasadrin Markusz, për vizitën e tij. Gjatë këtij bashkëbisedimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri konkretisht foli rreth projkteve të cilat janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Hungarinë. Gjatë fjalës së tij ministri Lekaj e falenderoi ambasadorin për gjithë ndihmën që ka bërë Hungaria për shtetin e Kosovës, deri më tani.
Të dy bashkëbiseduasit Lekaj- Markusz, u dakorduan që të vazhdohet me thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve Kosovës dhe Hungarisë, në projeket të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.