Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit, lëshoi këtë komunikatë për opinion

“Sot, me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në mbikëqyrje këto rrugë dhe është bërë sanimi i pengesave dhe hapja e rrugëve për qarkullim të automjeteve. 

Konform kësaj, konstatojmë se rrugët në drejtim të Kullës, Bajgorës dhe Carralevës, por edhe në segmentet e tjera, janë të kalueshme dhe po mbahen nën vezhgim për të parë nësë është e nevojshme të ndërhyhet prapë në të njëjtat.

Ftojmë të gjitha atuoritetet, por edhe qytetarët, që për secilin rast të jenë në kontakt me Ministrinë e Infrastrukturës!”

 

Foto Galeria

Video Galeria