Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i vizitoi sot disa projekte rrugore në komunën e Vushtrrisë
Prishtinë
1 tetor 2017
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë vizitoi sot disa projekte rrugore në komunën e Vushtrrisë.
Me këtë rast u prit nga kryetari i kësaj komune Bajram Mulaku. Në këtë takim u bisedua për projektet rrugore që Ministria e Infratsrukturës është duke i realizuar në komunën e Vushtrrisë. Në këtë takim e pranishme ishte edhe deputetja e Kovendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku.
Ministri Lekaj pastaj e vizitoi rrugën në fshatin Druar e cila rrugë lidhë 18 fshatra. Gjatë kësaj vizite ministri premtoi se kjo rrugë do të realizohet brenda vitit të ardhshëm.
Në prononcimin e tij për gaetarë, ministri Lekaj tha:” Ne jem këtu që të mbështesim këto projekte, pa ngjyrosje politike dhe pa interesa individuale. Ajo që mbizotëron do të jetë e mira për qytetarët e kësaj komune. Ju kërkpj falje për stërzgjatjen e këtij projekti. Ne do t’i kryejmë të gjitha prjoktet sipas planit dinamik të punimeve ashtu siq është paraparë. Poashtu ne do të jemi transparent duke i realizuar kërkesat e qytetarëve, që t’a kenë një jetë më të mirë dhe një lehtësi gjatë qarkulimit të tyre dhe që të kenë impakt ekonomik”.
Ndërsa, kryetari i Vushtrrisë Bajram Mulaku, e falenderoi ministrin për vizitën në dy projektet me rëndësi të kësaj komune. “ Rruga L221 e cilia lidhë më shumë se 18 fshatra, dhe e cila është në gjendje qfarë po e shihni. Ne jemi të interesuar që punimet për rindërtimin e kësaj rruge të fillojnë sa më shpejt. Shpresojë që të realizoet edhe projekti tjetër i rrugës nga fshati Nadakovc-Vushtrrri deri në Smrekovnicë“.
Edhe deputetja e Kuvendi të Kosovës, Xhevahire Izmaku e falenderoi ministrin Lekaj për këtë vizitë si dhe kërkoi që kjo rrugë të përfundohet sa më shpejt pasi që është në të mirën e banorëve të fshatrave të kësaj ane.
Pas kësaj ministri Lekaj i vizitoi punimet të cilat janë duke u realizuar në ndërtimin e urës në fshatin Pestovë.