Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, raportoi para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 

18 tetor 2016


Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, raportoi para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të kuvendit të Kosovës, lidhur me  projektet e realizuara deri tash të Ministrisë së Infratsrukturës. Lidhur me to, ministri Zharku tha: ”Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me realizimin e projekteve të infrastrukturës publike, si ndërtimin e Autostradës, rrugëve nacionale, rajonale dhe të atyre me bashkëfinancim me komunat. Investimet të cilat po bëhen kapin vlerën prej mbi 189 milionë eurosh për trajtimin e 261 kilometrave rrugë. Në prtiudhën raportuese janë duke u realizuar projekte në vlerë prej 84 milionë eurosh, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit shpenzohet në projektin e autostradës. Janë zhvilluar gjithsej 129 aktivitete të prokurimit, prej tyre 54 procedura të prokurimit për projekte kapitale, 34 për shërbime dhe 41 procedura të prokurimit për furnizime. 

Me rastin e raportimit para Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ministri Zharku u foli për realizimin e projekteve infrastrukturore (zgjerimi i rrugëve, ndërtimi i rrugëve të reja, ndërtimi i urave dhe rrethrrotullimeve), mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale, realizimin e projektit të ndërtimit të Autostradës R6, segmenti  Prishtinë – Hani i Elezit, vazhdimin e realizimit të drejtimit rrugor 7 (Morinë - Prishtinë- Merdarë), vazhdimin e projektit të zgjerimit të rrugës nacionale nacionale N9, Prishtinë – Pejë, investimet në hekurudha, qendrat e kontrollave teknike të automjeteve, autoshkollat, miratimin e dy ligjeve në Kuvendin e Kosovës (Ligji për Patentë Shofer dhe Ligji për Rregullat e Trafikut), Projektligjin për Automjete, ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 4/2012 për dhënien e Certifikatës së Sigurisë dhe Autorizimin e Sigurisë për Ndërmarrjet Hekurudhore dhe Menaxherët e Infrastrukturës Hekurudhore, ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2013 mbi stabilimentet dhe pajisjet për ngasje të automjeteve motorike me gaz dhe UA për kontrollimin teknik të automjeteve, për aAktivitetet e DIEKP, shfrytëzimin e shërbimeve të TAIEX-it, draftimin e “Strategjisë Kombëtare për Aviacionit Civil”, rishikimin e Programit për Reforma Ekonomike, Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe për aktivitetet e tjera që janë zhvilluar në Ministrinë e infrastrukturës.

Ministri Zharku iu përgjiigj edhe pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni.

 

Foto Galeria

Video Galeria