Ministri i Infrastruktures Lutfi Zharku priti përfaqsuesit e FMN-së
20 Mars 2015
Ministri I Infrastrukturës,z. Lutfi Zharku,priti në një takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z.Jacques Miniane me të cilët bisedoi për projektet infrastrukturore të ministrisë.
Z. Miniane theksoi si komponentë shumë të rëndësishme stabilitetin e buxhetit dhe zhvillimin e vendit përmes projekteve kapitale e me theks të posaqëm atyre në infrastrukturen rrugore, duke shprehur interesimin e tij për tu informuar më detajisht me zhvillimet lidhur me keto projekte.
Ministri Zharku njoftoi delegacionin e FMN-së me progresin në projektet infrastrukturore si ato rrugore dhe hekurudhore e në veçanti për autostraden Prishtinë - Hani i Elezit, rruget Prishtine – Peje dhe Prishtine – Mitrovice, rehabilitimkin e linjes hekurudhore Hani i Elezit – Leshak, etj. Ministri shprehu perkushtimin e tij per vazhdimin e projekteve aktuale dhe të ardhshme infrastrukturore në përputhshmeri te plotë me mundësitë buxhetore që ka vendi ynë.